Golden Eagle Ylli “ngrin” Sigal Prishtinën, duke e mposhtur me rezultat 68:60 (12:14, 18:14, 18:15, 20:17), në takimin e javës së 18-të të Superligës së Kosovës.
Ndeshje me rivalitet të madh u zhvillua mes Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit nga Theranda.
Në minutën e 32-të, rezultati barazohet 48:48, po ashtu edhe në atë të 37-tën (55:55). Në minutën e 38-të, Ylli shkëputet në epërsi me 8 pikë (55:63) dhe triumfon me rezultat 68:60.
Në çastet vendimtare, erdhën në shprehje cilësitë e Erjon Kastratit dhe është më i merituari për fitoren e therandasve.
Basketbollisti Nigel Johnson ishte më efikasi në radhët e prishtinasve, duke shënuar 22 pikë, ndërsa Erjon Kastrati me 26 pikë më i dalluar te Ylli.
Golden Eagle Ylli merr kryesimin me 30 pikë, duke lënë pas Pejën po me 30, ndërsa Sigal Prishtina renditet në pozitën e gjashtë me 23 pikë.