Klubi i basketbollit Prishtina kualifikohet në finalen e madhe të Kupës së Kosovës, në konkurrencën e femrave.
Prishtinaset triumfuan me rezultat 89:66 (24:20, 20:15, 19:14, 26:17) në Gjakovë kundër Vëllaznimit.
Pak kush ka pritur një dominim të Prishtinës, duke e marrë për bazë formën e madhe të gjakovareve.
Trajneri Fidan Shatri, me strategjinë e tij i heshti gjakovaret.
Nuk ka shaka me Prishtinën, e cila ndezi në momentet vendimtare dhe siguron finalen e madhe, duke e pritur fituesin e sfidës Bashkimi-Penza.
Basketbollistja Alexis Tolefree me 34 pikë, ishte e pandalshme për gjakovaret e ndihmuar nga Enxhi Xhanaj me 20 sosh. Te gjakovaret, Sarah Adaeze Mgbeike ishte me efikasja, me 25 pikë të shënuara.