Bashkimi dhe Prishtina do të ndeshen në finalen e madhe, që luhet me 7 shkurt, në palestrën e sportit "13 Qershori" në Therandë.
Bashkimi me mund të madh e mposhti me rezultat 80:76 (22:12, 14:17, 23:15, 21:32) Penzën nga Peja, në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.
Vashat e Penzës luftuan por u eliminuan, ndërsa Bashkimi kualifikohet në finalen e madhe.
Basketbollistja Lejzae Anjannete Davidson me 36 pikë është më e merituara që Bashkimi kualifikohet, ndërsa te Penza Gabrielle Cooper ishte më efikasja, me gjithsej 21 pikë.