Janë zhvilluar ndeshjet e radhës në kampionatin më të fortë të basketbollit në rruzull.
Vëmendja kryesore ishte “Chesapeake Energy Arena”, aty ku po luante skuadra favorite, Brooklyn Nets.
Nets ishin mysafirë të Oklahomas, ndërsa ia dolën që këtë takim ta fitojnë bindshëm, me 22 pikë dallim, gjegjësisht 125-147.
Më i dalluari ishte James Harden që regjistroi dyshifror të trefishtë, prej 25 pikësh, 10 kërcimesh e 11 asistimesh, ndërsa Irving shtoi 25 të tjera, përfshirë 5 kërcime e 7 asistime.
Në duelet tjera, San Antonio Spurs ka triumfuar ndaj Denverit, 119-109, teksa Dallai humbi nga Utah Jazz, 120-101.
Më poshtë të gjitha rezultatet:
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/30/auto_41611994554.png)