Java e 19-të në Superligën e Kosovës në basketboll fillon sot me dy ndeshje interesante.
Duke filluar nga ora 15:00, spikat ndeshja ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Sigal Prishtinës.
Ponte që vjen e motivuar pas fitores ndaj Rahovecit synon ta mposht edhe Prishtinën që nuk është në formë të mirë.
Përballja tjetër e ditës do të jetë ajo ndërmjet dy rivalëve të vjetër të basketbollit.
Trepça e mirëpret në “Minatori” skuadrën e Pejës me fillim nga ora 17:00.
“Xehtarët” me rikthimin e Drilon Hajrizit kanë filluar ta marrin veten dhe synojn të mposhtin Pejën e cila ka opsion të vetëm fitoren për të qëndruar në hap.
Kurse, nesër zhvillohen edhe dy takimet e tjera, Ylli – Vëllaznimi dhe Bashkimi – Rahoveci.