Liderja e Kampionatit të Kosovës, Bashkimi nga Prizreni, ka shënuar fitore me rezultat 68:58 (18:18, 21:17, 18:13, 11:10) kundër Trepçës nga Mitrovica.
Vendasit u orvaten por nuk ia dolën që të bëjnë befasi.
Basketbollistja Lejzae Davidson pothuajse shënoi 50 për qind të pikëve për prizrenaset, gjithsej 32 pikë, duke e ndihmuar në fitoren e madhe.
Te mitrovicaset u dallua Andraquay Quinnine me 31 pikë të realizuara.
Bashkimi kryeson me 23 pikë, ndërsa Trepça është në pozitën e parafundit (i pesti) me 13 sosh.