Golden Eagle Ylli nga Theranda me mund të madh ka shënuar fitore me rezultat 75:71 (18:19, 19:17, 23:19, 25:16) ndaj Vëllaznimit, në takimin që u zhvillua në palestrën e sportit "13 Qershori" në Therandë.
Në minutën e 39-të, therandasit ishin vetëm dy pikë në epërsi (71:69).
Basketbollisti Erjon Kastrati me 18 pikë, i ndihmuar nga Elyjah Clark me 16 dhe Mitchell Wilbekin me 15 sosh, ishin më efikasit të therandasit.
Gjakovarët u munduan por nuk arritën të befasojnë përkundër se Emmanuel Emogbo realizon 22 pikë.
Golden Eagle Ylli kryeson renditjen me 32 pikë, sa ka edhe Ponte Prizreni në vend të dytë dhe Vëllaznimi është në fund me 23 pikë.