Penza nga Peja arkëton dy pikë të pritura në duel me Kastriotin nga Ferizaj.
Vashat pejane shënuan fitore me rezultat 93:72 (15:17, 27:20, 29:16, 22:19) ndaj Kastriotit, në takimin e vlefshëm të Kampionatit të Kosovës.
Basketbollistet Gabrielle Cooper me 25 pikë, e ndihmuar nga Arbnore Perçuku me 18 sosh, janë më efikaset të pejanet, ndërsa te ferizajaset Andrea Iavarone me 21 pikë.
Pas javës së 12-të, Penza mban vendin e katërt me 18 pikë, ndërsa Kastrioti është në fund me 12 sosh.