Basketbollisti i Sigal Prishtinës, Edmond Azemi, reagon, duke thënë se nuk i takon asnjë partie politike. Më herët u raportua se ai ka aderuar në VV!
“Jeta ime është sporti. Kurrë nuk e kam përzier me politikën. Unë kam shokë në të gjitha partitë politike.
Unë i vizitoj të gjithë por nuk jam në as një parti.
Është e tepërt çfarë janë duke bërë mediat”, reagon Azemi në profilin e tij në facebook. Ndryshe ai është edhe reprezentues i Kosovës.