Klubi basketbollistik Vëllaznimi ka vendosur ta ndërprejë bashkëpunimin me trajnerin Ljupce Malinkov.
Ky vendim vjen pas një serie prej tetë humbjeve të ekipit gjakovar në Superligën e Kosovës në basketboll.
Ata aktualisht gjenden në vendin e fundit me 23 pikë, dy më pak se Trepça e vendit të parafundit.
Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook.
Deri në gjetjen e një trajneri tjetër, klubin do ta drejtojë Shkumbim Kumnova.