Edhe pse viti 2020 ka qenë shkatërrimtar për arkat e skuadrave të NBA-së, sërish rrogat e basketbollistëve mbeten stratosferike. Revista e famshme “Forbes” ka publikuar një listë të 10 basketbollistëve më të paguar të këtij viti në NBA.
Në shumën totale përfshihet si rroga që lojtarët marrin nga ekipet e tyre ashtu dhe paratë që ata arkëtojnë nga sponsorizimet e tyre.
Në “Top-10” janë 3 basketbollistë të Brooklyn, por në majë ndodhet ylli i Lakers, me gati 100 milionë dollarë.
“Top-10” basketbollistët më të paguar 2021
1-LeBron James (Lakers), 95.4 milionë dollarë
2-Stephen Curry (Golden State), 74.4 milionë dollarë
3-Kevin Durant (Brooklyn), 65.2 milionë dollarë
4-Russell Westbrook (Washington), 58.1 milionë dollarë
5-James Harden (Brooklyn), 50 milionë dollarë
6-Giannis Antetokounmpo (Milwaukee), 49 milionë dollarë
7-Klay Thompson (Golden State), 43.3 milionë dollarë
8-Kyrie Irving (Brooklyn), 43 milionë dollarë
9-Chris Paul (Phoenix), 40.1 milionë dollarë
10-Damian Lillard (Portland), 39 milionë dollarë