Një tifoze e Atlantës, e cila ishte ulur në një vend afër parketit, shkaktoi një incident ndaj ndeshjes ndaj LA Lakers.
Kjo bjonde tërheqëse, e cila është gruaja e biznesmenit Chris Carlos, i cili zotëron një kompani për pije alkoolike.
Incidenti në fjalë rezultoi me dëbimin e saj nga salla.
Gjegjësisht, fillimisht kishte një diskutim mes LeBron dhe Chris, e pastaj bjondja u përfshi në këtë situatë, duke kërcënuar Jamesin, i cili e pyeste atë nëse është e dehur.
"Më lejoni t'ju them, LeBron, shikojeni burrin tim në këtë sfidë", tha ajo, duke vazhduar:
"Mos fol me burrin tim ashtu".
Menjëherë, ndërhynë njësitet e sigurisë, të cilët e larguan tifozen nga salla.