Kreu në Konferencën e Perëndimit vijon të jetë i ndarë mes dy ekipeve, Clippers dhe Utah Jazz.
Skuadra e Clippers u mund 124-120 nga Brooklyn, një ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund. Leonard e mbylli me 33 pikë, George 26 e batum 21, por që s’mjaftuan për të fituar.
Në kahun tjetër, u dallua trioja e përbërë nga Harden-Durant-Irving, që realizuan së bashku 90 pikë (Irving 39).
Fiton ekipi i Jazz, që bën detyrën, duke mposhtur 117-105 Detroit. U dallua Mitchell me 32 pikë, duke qenë lider në fushë për Utah. Skuadra e Boston mposhti 111-107 Golden State. Tatum me 27 pikë ishte më i miri për Celtics, duke i bërë të pavlefshme 38 pikët e 11 rebound të Curry për Warriors.
NBA – Rezultatet e sotme
Orlando – Toronto, 108-123
Brooklyn – Clippers, 124-120
Indiana – Memphis, 134-116
Washington – Portland, 121-132
Golden State – Boston, 107-111
Utah Jazz – Detroit, 117-105.