KB Prishtina sot ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor, teksa ka zgjedhur kryetarin dhe bordin e ri.
Klubi kryeqytetas ka njoftuar se kryetar i ri është zgjedhur Burim Maraj, për të cilin nuk pati asnjë votë kundër.
Në njoftimin e klubit thuhet se Maraj është magjistër i shkencave të ekonomisë dhe se ka përvojë të madhe në fusha të ndryshme të menaxhmentit dhe në ndërmarrësi.
Vlen të theksohet se Burim Maraj në të kaluarën ka qenë basketbollist i Prishtinës.