Vëllaznimi nga Gjakova emëron trajnerin e ri. Ai është kroati Branimir Paviç.
“Branimir Paviç - trajner i ri i Klubit.
Pas disa bisedimeve me trajnerin kroat klubi ka arritur marrëveshjen me Paviçin që të jetë kryetrajner i KB Vëllaznimi.
Paviç ishte në krye të disa ekipeve përfshirë edhe KB Peja ku në sezonin 2015/16 e udhëhoqi Pejën në Ballkan Ligë.
Trajneri do ta udhëheq ekipin deri në fund të sezonit dhe shpresojmë që do të shfaqë rezultate pozitive”, njofton KB Vëllaznimi.
Gjakovarët synojnë sigurimin e ekzistencës në elitë.