Klubi i basketbollit Peja sonte (19.00) ka dy mungesa të mëdha në duel me Sigal Prishtinën, në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kosovës. Pejanët konfirmojnë dy mungesa të mëdha.
“Sonte fillon rrugëtimi jonë në Final Eight. Ekipa udhëton për Suharekë në mungesën e Rron Grapcit dhe Leonard Mekajt. Pjesa tjetër e ekipit është e gatshme për të zhvilluar ndeshjen sonte. Ndeshja zhvillohet në Palestrën "13 Qershori" në Suharekë.
Ndeshje shumë e rëndësishme për ne dhe rivalin tonë KB Prishtina. Sonte do shohim basketboll spektakolar dhe pa dyshim do vrehet mungesa e tifozëve më të mirë në Ligë "Shqiponjave".
Ekipi jonë do japë maksimumin për ti bërë krenar të gjithë fansat dhe dashamirët e klubit”, njofton KB Peja.