AS Prishtina është në finale të Kupës së Ligës së parë të Kosovës, ku do ta ndeshet me RC Cola Drita nga Gjilani.
Prishtinasit shënuan fitore me rezultat të ngushtët 73:72 ndaj Marigona Hill. Megjithatë AS Prishtina u paraqitë me mungesa të mëdha.
Trajneri Valentin Spaqi, beson e shpreson se do ta fitojnë Kupën.
“Ne gjithsesi besojmë që do ta fitojmë kupën por kemi disa mungesa në skuadër për shkak të Covid 19.
Edhe disavantazhi jonë është mungesa e pushimit”, tha Spaqi për gazetën kombëtare “Bota sot”.
AS Prishtina me gjysmë skuadre mposhti Marigona Hill.
Kryeqytetasit me gjysmë ekipi po garojnë prej fillimit të kampionatit pranveror.