Ponte Prizreni pas vazhdimeve është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll.
Prizrenasit shënuan fitore me rezultat 109:106 (29:31, 22:13, 23:28, 20:22 – 15:12) ndaj Vëllaznimit nga Gjakova. Ndeshja në kohën e rregullt përfundon baras (92:92), por pas vazhdimeve fitojnë prizrenasit.
Në një ndeshje me rivalitet të madh, djelmoshat e trajnerit Arbnor Rifati, dolën me të suksesshëm dhe iu bashkuan Golden Eagle Yllit dhe Rahovecit për në gjysmëfinale.
Në minutën e 38-të, gjakovarët shkrijnë epërsinë e prizrenasve nga 92:85 në 92:92. Pas vazhdimeve prej pesë minutave Ponte Prizreni u tregua më i suksesshëm dhe kualifikohen.
Ndeshja në kohën e rregullt përfundon baras (92:92)
Arti Hajdari me 31 pikë, i ndihmuar nga Jeremiah Paige 23 e Divine Miracl Myles 20, janë me të merituarit që Ponte Prizreni u kualifikua.
Basketbollisti Andi Shehu është më i dalluari të gjakovarët, me gjithsej 31 pikë, i ndihmuar nga Emmanuel Emogbo me 25 sosh.