Sigal Prishtina dhe Golden Eagle Ylli nga Theranda, do të ndeshen të dielën (17.30) në finalen e madhe të Kupës së Kosovës në basketboll.
Sigal Prishtina e mposhti me rezultat 79:75 (22:20, 10:20, 26:17, 21:18) Ponte Prizrenin, në takimin e gjysmëfinales.
Basketbollistët Nigel Jonson me 21 pikë e Tevin Mack me 17, janë kreatorët e fitores së prishtinasve.
Arti Hajdari ishte me efikasi të prizrenasit, me gjithsej 24 pikë, por të pafat që të sigurojnë për herë të parë finalen e madhe.
Finalja e femrave mes Prishtinës dhe Bashkimit, do të luhet në orën 14.00.