Basketbollistja Alexis Tolefree është trimëreshë e finales së Kupës së Kosovës.
Falë saj Prishtina ngadhënjeu në finalen e Kupës së Kosovës, me rezultat 75:71 ndaj Bashkimit, në sfidën që u zhvillua në Therandë.
Tolefree ishte sikur buldozer për vashat prizrenase dhe me 37 pikët e saja ishin vendimtare për triumfin e madh.
Trofeun ia dorëzoi Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku.
Prishtina është bërë specialiste për Kupa, është trofeu i 12-të.