Prishtina është skuadra që ka fituar në finalen e Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave.
Skuadra kryeqytetase ka shënuar fitore në finalen e zhvilluar sot ndaj Bashkimit, në një ndeshje që ishte tejet e rivalizuar.
Ndeshja e zhvilluar në palestrën ’13 Qershori’ në Suharekë ka përfunduar me rezultatin 75:71.
Tifogrupi më i madh në vend, "PlisaT", kanë uruar vashat prishtinase për kë triumf.
Ndërkaq, ata kanë kërkuar tani nga djelmoshat e KB Prishtinës fitore në finalen ndaj Yllit në Kupën e Kosovës.
Postimi i plotë i "Plisat":
"Vajzat tona na bëjnë që të krenohemi vazhdimisht. Ato mposhtën sot në finale vajzat e KB Bashkimit.
Radhën e kanë djelmoshat bardh e kaltër të cilët ndeshen sonte prej orës 17:30 me KB Golden Eagle nga Theranda.
FORCA PRISHTINË!".