Në minutën e 30-të, Bashkimi nga Prizreni, ishte në epërsi me 10 pikë dallim (57:47), pastaj edhe me 12 dhe pak kush e priste që në çerekun e fundit, basketbollistet e Prishtinës do ta përmbysin këtë epërsi.
Trajneri i Prishtinës, Fidan Shatri, si gjithmonë njihet me qetësinë e tij, bëri disa ndryshime taktike të lojës dhe e shkriu epërsinë e rivales, duke e fituar ballafaqimin me rezultat 75:71.
Vashat e Prishtinës fitojnë Kupën e Kosovës, ndërsa Shatri është jashtëzakonisht i gëzuar për faktin se e fituan trofeun e parë të çmueshëm për vitin 2021.
“Loja është 40 minuta dhe mendoj që në basketboll janë në pyetje sekondat, fituam me një lojë mesatare.
Normal që kemi besuar që nga minuta e parë, ashtu siç filluam edhe përfunduam”, thotë Shatri për gazetën kombëtare “Bota sot”.