Sigal Prishtina nuk pyet për përforcimet  e Yllit, fiton Kupën e Kosovës

Basketboll

Sigal Prishtina nuk pyet për përforcimet  e Yllit, fiton Kupën e Kosovës

Nga: K.Goca Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 19:22
Sigal Prishtina nuk pyet për përforcimet  e Yllit, fiton Kupën e Kosovës

Sigal Prishtina fitoren Kupën e Kosovës, pasi që në finale e mposhti me rezultat 82:76 (16:27, 19:14, 27:23, 14:16, 18:14) Golden Eagle Yllin, që u zhvillua në palestrën “13 Qershori” në Therandë.

Prishtina nuk pyet për përforcimet e Yllit, si bie fjala me Erjon Kastratin etj. por tregon forcën e skuadrës me traditë.  

Tevin Mack me 24 pikë e Nigel Jonson me 21, ishin më efikasit të Prishtina dhe me të merituarit që fituan trofeun.

Basketbollisti Erjon Kastrati shënon më së shumti pikë, 22, i ndihmuar nga Elyjah Clark me 20, por nuk i ndihmuan Yllit që të fitojë trofeun. 

Në fakt ndeshja ishte me rivalitet, në minutën e 29-të rezultati  62:62 por bardhekaltrit në vazhdim nuk lejuan që t’i ikë fitorja dhe trofeu.

Fituesit e Kupës (M)

1991/92 Vëllaznimi

1992/93 Trepça

1993/94 Peja

1994/95 Peja

1995/96 Vëllaznimi

1996/97 Peja

1997/98 - garat janë ndërprerë

1999/2000 Trepça

2000/01 Bashkimi

2001/02 Prishtina

2002/03 MEB Prishtina

2003/04 Trepça

2004/05 Sigal Prishtina

2005/06 Sigal Prishtina

2006/07 Sigal Prishtina

2007/08 Sigal Prishtina

2008/09 Sigal Prishtina

2009/10 Sigal Prishtina

2010/11 Peja

2011/12 Trepça

2012/13 Sigal Prishtina

2013/14 Sigal Prishtina

2014/15 Peja

2015/16 Sigal Prishtina

2016/17 Sigal Prishtina

2017/18 Sigal Prishtina

2018/19 Z Mobile Prishtina

2019/20 Peja

2020/21 Sigal Prishtina

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat