Pas ndeshjes finale të Kupës së Kosovës, janë thyer xhamat e autobusit të klubit të basketbollit Sigal Prishtina.
Tifozët “Xhebrailat” e Therandës, reagojnë me rastin e incidentit të mbrëmjes së sotme, duke e dënuar sulmin.
“’Xhebrailat’ dënojnë ashpër dëmtimin e autobusit nga disa individë që nuk janë pjesa e jona.
‘Xhebrailat’ gjithmonë kanë qenë kundër këtyre veprimeve dhe asnjëherë nuk e lejojmë të ndodhë nga anëtarët e tonë”, reagojnë “Xhebrailat”.