Janë zhvilluar ndeshjet e radhës në NBA. Sërish janë parë rezultate tejet interesante, me vëmendjen kryesore në “Vivint Smart Home Arena”, aty ku u ndeshën Utah Jazz dhe Boston Celtics.
Vendasit triumfuan me dallim prej 14 pikësh në favor, saktësisht 122-108.
Më i dalluari ishte Mitchell me 36 pikë, 4 kërcime e 9 asistime.
Në anën tjetër, Miami Heat ka shënuar edhe fitoren e tretë radhazi. Pasi mposhti Washingtonin, fitoi dy herë brenda pak ditësh ndaj New York Knicks.
Jimmy Butler realizoi “double-double” fantastik prej 26 pikësh, 9 kërcimesh e 10 asistimesh.
Detroit Pistons – Brooklyn Nets 122-111
Miami Heat – New York Knicks 98-96
New Orleands Pelicans – Houston Rockets 130-101
San Antonio Spurs – Golden State Warriors 91-114
Portland Trail Blazers – Orlango Magic 106-97
Sacramento Kings – Philadelphia 76’ers 111-119
Utah Jazz – Boston Celtics 122-108