Rugova flet pas suksesit të Sigal Prishtinës dhe çfarë synon me Kombëtaren e Kosovës

Basketboll

Rugova flet pas suksesit të Sigal Prishtinës dhe çfarë synon me Kombëtaren e Kosovës

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 10 shkurt 2021 Në ora: 18:47
Rugova flet pas suksesit të Sigal Prishtinës dhe çfarë synon me Kombëtaren e Kosovës

Fisnik Rugova ndihet krenar që me Sigal Prishtinën fituan Kupën e Republikës së Kosovës. 
Sigal Prishtina po kalon një edicion me batica dhe zbatica por në momentet vendimtare ngadhënjeu në Kupë.

Basketbollisti prishtinas, Rugova, tha se është fakt që kanë pasur krizë të formës gjatë këtij edicioni. 

Megjithatë ai mendon se përkundër rënies së formës gjatë disa javëve, ata kanë ekip cilësore dhe kjo ishte edhe arma kryesore që triumfuan në finale kundër Golden Eagle Yllit.

“Siç dihet nesër pas fitimit të Superkupës, në fillim të sezonit kemi pasur një rënie të formës ekipore, që u vërejt edhe me rezultate negative.

Ekipi s’ka qenë në shumicën e kohës komplet dhe probleme të ndryshme që ndikuan në rezultat por pjesa e kampionatit është kryesorja dhe klubi ka blerë lojtar cilësor që na kanë ndihmuar ta fitojmë kupën, besoj që do të vazhdojmë me këtë ritëm deri në fund”, tha Rugova për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Rugova e ka fokusin edhe të Kombëtarja e Kosovës, e cila do të ndeshet në javën e tretë të shkurtit me Sllovakinë dhe Luksemburgut, që të dy ndeshjet luhen në Prishtinë në kuadër të parakualifikueseve për Kampionatin Botëror 2023.

“Siç dihet jemi mbledhur si kombëtare për dy lojët e fundit të grupit të cilat janë shumë më rëndësi për kualifikim më tutje. Dy kombëtare të forta me lojtarë të mirë, sidomos Sllovakia por ne si vendas mund t’i mposhtim. Besoj të gjithë lojtarët do të jenë në gjendje të mirë fizike dhe uroj të shënojmë dy fitore”, tha Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat