Para 45 viteve, një ngjarje interesante e basketbollit u zhvillua në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.
Palestra siç quhej atëkohë ’25 maj”, sot “1 Tetori” në Prishtinë, edhe pse ishte ndeshje miqësore, ishte përplot me shikues, mbi 3 mijë, nuk kishte vend as për një gjilpër. Elekrokosova e Prishtinës (sot Sigal Prishtina), u ndesh me Partizanin e Beogradit!
E veçanta, qysh me 21 tetor të vitit 1976, para më shumë se 4 dekada, shqiptarët ishin aq kureshtarë që të shohin një lojë të basketbollit, e cila ishte e cilësisë së lartë në atëkohë, me emra të spikatur si Blerim Vuniqi, Ferit Zekolli, Ibrahim Karabeg etj.
Partizani e fitoi ndeshjen me rezultat 120:92, por hasi në një atmosferë drithëruese dhe rezistencë të prishtinasve.
Blerim Vuniqi
Basketbollisti i asaj kohe, Blerim Vuniqi, tregoi angazhim e lojë maestro, më efikasi, me gjithsej 34 pikë, i ndihmuar nga njeriu më i gjatë në Kosovë, Ferit Zekolli me 29 sosh. Një amerikan, Tejllor, luante në atëkohë për kundërshtarin.
Ajo çfarë ndodhi, mijëra shikues mbeten jashtë palestrës.
“Edhe njëherë u vërtetua se sportdashësit e Prishtinës janë të etshëm për lojna kualitative. Për ndeshjen miqësore të basketbollit midis Elektrokosovës së Prishtinës dhe Partizanit të Beogradit, të cilën e fituan mysafirët me rezultat 120:92 (54:48), interesimi ishte aq i madh sa pallati i sporteve ‘25 maji’ ishte i vogël për t'i zënë të gjithë të interesuarit (një numër i konsiderueshëm ngeli jashtë, sepse afro 3000 mijë shikues e mbushën përplot pallatin). Loja ishte dinamike, efikase dhe në momente i ngjau duelit për pikë. Referuan Dushi dhe Bendiq, të dy të Prishtinë. Me pesë gabime personale u ngarkua amerikani Tejllor”, shkruante mes të tjera sporti i “Rilindjes”.
Elektrokosova-Partizani 92:120 (48:54)
Elektrokosova: Çeko, Tomasheviq, Kajtazi 7, Staniq 4, Popoviq, Vuniqi 34, Breca, Spahiu 2, Zekolli 29, Karabeg 7, Berisha dhe Bejtullahu 9.