Fillimi i shpejtë i sezonit 2020-2021 të NBA-së, vetëm 1 muaj e gjysmë pasi ishin shpallur kampionë, duket se ka ndikuar keq të basketbollisti i Lakers, Anthony Davis. Gjatë këtyre muajve ai është dëmtuar disa herë, më i fundit dy ditë më parë, në ndeshjen ndaj Denver, duke mos luajtur në disa takime.
Në ndeshjen e fundit, Davis u dëmtua në “thembën e Akilit”. Pasi kreu rezonancën magnetike, stafi mjekësor i Lakers ka deklaruar se lojtari do të qëndrojë të paktën një muaj pushim. Basketbollisti do të rikthehet në parket vetëm pasi tendinat e “thembrës së Akilit” do të shërohen plotësisht.
“Edhe pa Davis kemi mjaft potencial në skuadrën tonë për të fituar”, tha trajneri i kampionëve të Lakers, Frank Vogel, që ka vendosur ta zëvendësojë me Kyle Kuzma, që do të jetë krahu i djathtë i LeBron James.
Gjithsesi, Anthony Davis do të mungojë në të paktën 9 ndeshje, deri në pushimin që NBA ka fillim të marsit.