Nuk ndalet marshimi i Utah Jazz në kampionat, që sot mposhti 134-123 Philadelphia, përballja mes dy ekipeve kryesuese në Konferencat përkatëse.
Ndeshje e mirë e ekipit të Jazz, ku u dallua Jordan Clarkson, autor i 40 pikëve edhe pse e nisi ndeshjen nga stoli. të gjithë titullarët e Jazz realizuan mbi 10 pikë, ndërsa për Philadelphia u dalluan Simmons me 42 pikë e Harris me 36 pikë, por që mbetën për statistikë.
Fiton pa probleme Golden State, që mposhti 128-98 Cleveland, sfidë ku shkëlqeu i zakonshmi Stephen Curry, me 36 pikë. Skuadra e Brooklyn, falë 40 pikëve të Kylie Irving, mposhti 136-125 Sacramento, ndërsa James Harden realizoi një “triple double”, me 29 pikë, 13 rebound e 14 asist. Buzëqesh skuadra e Clippers, që mposhti 125-118 Miami (Morris 32 pikë) dhe konsolidon vendin e tretë në Perëndim.
NBA – Rezultatet e sotme
Indiana – Chicago, 112-120
Washington – Houston, 131-119
New York – Atlanta, 123-112
Utah Jazz – Philadelphia, 134-123
Golden State – Cleveland, 129-98
Clippers – Miami, 125-118
Sacramento – Brooklyn, 125-136.