Kosova e ka mbyllur në disavantazh pjesën e parë të ndeshjes parakualifikuese.
Takimi që po luhet në “Pallatin e Rinisë dhe Sporteve” nuk po shkon siç duhet për “Dardanët” e basketbollit.
Kur kanë kaluar 20 minutat e parë të sfidës, Luksemburgu po udhëheq me 9 pikë epërsi.
Rezultati pas dy çerekëve të parë është: Kosovë 46-55 Luksemburg.
Divine Myles është më i miri tek Kosova me 10 pikë të shënuara, ndërsa për mysafirët po shkëlqen Alex Laurent me 16 pikë.