Krahas Kosovës, edhe Kombëtarja e Shqipërisë në basketboll ka pësuar humbje në takimin kualifikues për Kampionatin Botëror 2023.
“Kuqezinjtë” pësuan humbje të thellë nga Qipro me shifrat 88:66 në ndeshjen e Grupit A që u zhvillua sonte.
Për Shqipërinë është humbja e katërt në këto parakualifikimeve përkundër një fitoreje.
Basketbollisti më i dalluar te Shqipëria ishte Rei Pullazi me 17 pikë.