Edhe pse rezultati i ndeshjes ishte i ngushtë, në fund Brooklyn Nets arriti që të fitojë me rezultat 109-98 ndaj Los Angeles Lakers.
Në këtë ndeshje, përkundër humbjes edhe një herë tjetër u pa shkëlqimi i yllit të skuadrës LeBron James, i cili realizoi 32 pikë, pati shtatë asistime dhe gjashtë kërcime.
James Harden ishte lojtari më i dalluar te Nets, duke realizuar 23 pikë, 11 asistime dhe pati pesë kërcime, shkruan lajmi.net.
Me këtë fitore, Nets pozicionohen në vendin e dytë, njësoj sikurse edhe Lakers.
Mungesa e Anthony Davis ishte një hendikep i madh për skuadrën nga Los Angeles.