Këtë fundjavë (26-27 shkurt) do të nisë Kampionati Kombëtar i Basketbollit, një sport që prej 11 muajsh hesht në Shqipëri, si pasojë e pandemisë Covid-19. Një muaj më parë, Komisioni Teknik i Ekspertëve dha “OK”-in e tij për rifillimin e aktiviteteve dhe FSHB ka tashmë gjithçka gati.
Federata hoshi shortin e kampionatit, me skuadrat të ndara në dy grupe te meshkujt, ndërsa te femrat ato vijojnë të jenë së bashku në një grup. Ajo që bie në sy te meshkujt është rikthimi në kampionat i Dinamos, që do të luajë në Kategorinë e Parë. Nga kjo kategori është larguar Teuta B.
Superliga – Meshkuj, java e parë
Teuta – Vllaznia
Goga Basket – Partizani
Tirana – Eagles Basket
Kategoria e Parë – Meshkuj, java e parë
Apolonia – Kamza Basket
Flamurtari – Dinamo
Elbasani – Skënderbeu
Kategoria e Parë – Femra, java e parë
Vllaznia – Studenti
Partizani – Flamurtari
Apolonia – SK Tirana
Elbasani – SH.K.B.Tirana.