Ndeshja mes Ponte Prizrenit dhe Bashkimi nga Prizreni është shtyrë.
Nuk ishte shkaktar as virusi korona as vërshimet apo ndonjë rast tjetër specifik, por arsyeja e të drejtës së transmetimit të ndeshjes. Kjo është çmenduri, ndodhë vetëm në Kosovë.
“Shtyhet ndeshja! Për shkak të disa problemeve për të drejtat mediale ndeshja e parapare mes dy skuadrave të Prizrenit nuk është zhvilluar.
Ndeshja zhvillohet të martën nga ora 17:00 sipas të gjitha gjasave. Ju faleminderit!”, njofton KB Ponte Prizreni.