Ndeshja mes Pejës dhe Yllit nga Theranda nuk u zhvillua në kuadër të javës së 20-të Kampionatit të Kosovës në basketboll, për arsye të transmetimit! KB Peja reagon me këtë rast.
“Ndeshja e paraparë të zhvillohet sot nga ora 17:00 në mes te KB Peja dhe KB Ylli është shtyrë për një datë tjetër përmes një thirrje telefonike të Kryetarit tek Komesari, kjo pasi që Federata e Basketbollit ka kontratë të dyfishtë kundërligjore me dy operatorë për transmetimin e ndeshjeve.
Kompania “Art Motion” ka fituar rastin në Gjykatën Themelore për prishje të paligjshme të kontratës dhe përsëri Federata insiston që ndeshjet të transmetohen nga “Kujtesa”.
Me të vërtetë e hidhur dhe e trishtë situata! Ndeshjet anulohen për teke të disa personave ndërsa shpenzimet e klubeve nuk i interesojnë askujt”, reagon KB Peja.