KB Bashkimi ka ndarë rrugët me Endrit Hysenagollin.
Qendra e klubit portokalli ka qenë njëri prej basketbollistëve më të rëndësishëm për ekipin, por që për shkak të kërkesës së lojtarit për largim, palët kanë ndërprerë bashkëpunimin.
Këtë e ka konfirmuar vetë skuadra nga “Sezai Surroi” përmes një komunikate zyrtare në rrjetin social “Facebook”.
Më poshtë edhe njoftimi i plotë.
KB Bashkimi ka ndarë rrugët me qendrën Endrit Hysenagolli.
Bashkëpunimi me lojtarin ka marrë fund pas kërkesës së tij për t'u kthyer në Shqipëri.
Klubi falenderon lojtarin për kontributin e deritashëm dhe i uron atij suksese të mëtejme në karrierë.