Penza nga Peja ka shënuat fitore shumë të rëndësishme në kuadër të javës së 15-të të EBC Ligës së Kosovës në basketboll.
Vashat pejane e mposhtën me rezultat 77:61 (25:21, 16.14, 17:14, 19:12) Trepçën.
Basketbollistja Valbona Bytyqi me 21 pikë e Gabrielle Cooper me 20, ishin më efikaset të Penza, dhe Allison Johnson me 20 e Alma Muzliukaj ne 18 pikë, shënuan më së shumti pikë te Trepça.
Penza është në vend të 4-të me 24 pikë dhe Trepça në fund me 16.