Bashkimi nga Prizreni e ka fituar derbin, me rezultat 85:68 (20:13, 15:29, 31:10, 19:16) ndaj Vëllaznimit, në takimin që u luajt në Gjakovë.
Gjakovaret vetëm në çerekun e dytë treguan lojë të mirë dhe ishin në epërsi me 7 pikë (42:35) pikërisht në minutën e 20-të.
Në dy çerekët e fundit, prizrenaset treguan lojë më të mirë dhe fituan sfidën.
Dyshja Saranda Daci dhe Aisha Ballarabe, ishin më efikaset të Bashkimit, duke shënuar 33 pikë përkatësisht 23 sosh.
Raven Northcross-Baker me 28 pikë ishte më efikasja të gjakovaret. Pas javës së 15-të në EBC Liga në basketboll, Bashkimi kryeson me 29 pikë, ndërsa Vëllaznimi është i dyti me 25.