Në kuadër të xhiros së 20 të Superligës së Kosovës në basketboll, nesër dhe pasnesër do të zhvillohen edhe dy sfida shumë interesante, përcjellë KosovaPress.
Të martën do të përballen skuadrat prizrenase, Ponte Prizreni me Bashkimin.
Ponte Prizreni ka 13 fitore dhe shtatë humbje, ndërsa Bashkimi 10 fitore dhe 10 humbje. Takimet mes skuadrave prizrenase kanë qenë interesante dhe kështu pritet të jetë edhe të martën mbrëma.
Ndërkohë, të mërkurën do të përballen skuadrat verdh e zi, Peja dhe Golden Eagle Ylli. Pejanët kanë 12 fitore dhe tetë humbje, ndërsa therandasit 13 fitore dhe shtatë humbje.