Saranda Daci, MVP e xhiros së 15-të në Ligën e Femrave

Basketboll

Saranda Daci, MVP e xhiros së 15-të në Ligën e Femrave

Më: 1 mars 2021 Në ora: 16:14
Saranda Daci

Në fundjavë u zhvillua xhiroja e 15-të në EBC Ligën e Femrave, ku kishte përballje mjaft interesante.

Derbin e fitoi Bashkimi, që mundi si mysafir Vëllaznimin me rezultat 68-85, shkruan në faqen e FBK-së.

Basketbollistja më e dalluar në parket ishte Saranda Daci e skuadrës prizrenase me 33 pikë, 15 kërcime dhe tri asistime, me indeksin 32, apo më të lartin e ndeshjes.

Të gjitha këto shifra, Daci i arriti për 29 minuta sa qëndroi në parket. Ajo ndihmoi skuadrën prizrenase të shënojë fitoren e radhës. Bashkimi ka 14 fitore dhe një humbje, duke qenë lidere bindëse në EBC Ligën e Femrave.

Ndërkohë, top-5 basketbollistet me indeksin më të lartë në xhiron e fundit ishin: Alexis Tolefree (Prishtina) 44, Enxhi Xhanaj (Prishtina) 39, Era Shatri (Prishtina) 34, Saranda Daci (Bashkimi) 32, Aisha Ballarabe (Bashkimi) 31.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat