Përderisa Prishtina në futboll është duke kaluar një sezon të mirë, në anën tjetër djelmoshat e basketbollit janë duke pasur sezon tejet të keq.
Sigal Prishtina gjendet në pozitën e fundit me vetëm 28 pikë pas 21 ndeshjeve.
Kur kanë mbetur edhe 7 javë deri në fund, Prishtina mundet shumë lehtë që të bie nga liga apo të luaj në barazh.
Vendi i fundit, Vëllaznimi ka vetëm një pikë më pak se Prishtina. Kurse Trepça që gjendët një pozitë më lart se Sigali, ka një pikë më shumë.
Sigal Prishtina ka mbrojtjen e dytë më të dobët këtë sezon. Në ndeshjen e radhës, Prishtina do të ketë punë me Pejën, që po lufton për titull të kampionit.
