Përzgjedhësi i ekipit kombëtar të basketbollit të Kroacisë, Velko Mrshiç, e ka pasur virusin korona në fund të vitit të kaluar, ndërkohë ai e kapërceu atë, por pandemia i ka lënë pasoja të rënda.
“Disa ditë më parë, Zara mundi Partizanin e Beogradit dhe arriti fitoren e parë në shtëpi në ligën ABA në këtë sezon.
Po tingëllon paksa e pabesueshme, por Zara pati fat të keq këtë sezon me lojtarë të infektuar nga virusi korona, për një kohë ata nuk ishin të plotë në përbërje, nuk e kishin as trajnerin Mrshiç, ata e humbën disa ndeshje dhe nuk pati fat në disa ndeshje.
Por kur gjithçka dukej se po hynte në vend të vetin, problemet u shfaqën përsëri.
Gjendja shëndetësore e trajnerit Velko Mrshiç është përkeqësuar përsëri dhe për këtë arsye ai shkoi në spital për të bërë ekzaminime të reja pas Covid 19 dhe do të humbasë ndeshjen e sotme midis Zarës dhe Shibenikut. Skuadra do të drejtohet nga Ivan Perinçiq”, shkruan “24 Sata”.