Prej gati një viti tifozët dhe adhuruesit e NBA-së janë të detyruar t’i shohin ndeshjet përmes televizionit, pasi prania e tyre në stadium është e ndaluar, për shkak të pandemisë Covid-19.
Në prag të përfundimit të fazës së parë të ndeshjeve të kampionatit (më 7 mars zhvillohet All Star Game), “The Athletic” ka publikuar listën e skuadrave më të ndjekura në TV.
Ajo që bie në sy është një rritje e shikueshmërisë kët vit, pas uljes drastike që pati verën e kaluar, kur skuadrat u grumbulluan në Orlando dhe mbyllën sezonin e fundit.
10 skuadrat më të ndjekura në TV
10-Miami, 954 mijë/ndeshje
9-Milwaukee, 1.06 milionë/ndeshje
8-Dallas, 1.11 milionë/ndeshje
7-New Orleans, 1.12 milionë/ndeshje
6-Philadelphia, 1.18 milionë/ndeshje
5-Boston, 1.19 milionë/ndeshje
4-Brooklyn, 1.2 milionë/ndeshje
3-Golden State, 1.3 milionë/ndeshje
2-Clippers, 1.4 milionë/ndeshje
1-Lakers, 1.5 milionë/ndeshje.