Teuta e Goga Basket kryesojnë klasifikimin e Superligës në basketboll për meshkuj me 4 pikë të plota pas ndeshjeve të javës së dytë. Të dyja këto ekipe fituan në sfidat e fundit, duke konfirmuar edhe këtë sezon dominimin e skuadrave durrsake.
Goga Basket mposhti 97-82 Tiranën në “Fahrie Hoti”, në një ndeshje me rivalitet dhe emocione.
Miqtë nga Durrësi patën një epërsi të lehtë, duke e merituar fitoren. Në kryeqytet fiton edhe Teuta, që mposhti Partizanin 83-72, duke korrur suksesin e radhës.
Të kuqtë, që këtë sezon drejtohen nga Erdal Borova pas lamtumirës së Arben Fagut, nuk arritën të rivalizojnë deri në fund. Fitoren e parë sezonale korri Vllaznia, që në Durrës mundi thellë 107-61 Eagles Basket, sfidë që ishte si një stërvitore për shkodranët.
Basketboll – Superliga, Meshkuj (java e 2-të)
Partizani – Teuta, 72-83
Eagle Basket – Vllaznia, 61-107
Tirana – Goga Basket, 82-97
Renditja: Goga Basket 4 pikë, Teuta 4 pikë, Tirana 3 pikë, Vllaznia 3 pikë, Partizani 2 pikë, Eagle Basket 2 pikë.
Basketboll – Kategoria e Parë, Meshkuj (java e 2-të)
Dinamo – Apolonia, 127-51
Skënderbeu – Kamza Basket, 64-79
Elbasani – Flamurtari, 101-89
Renditja: Dinamo 4 pikë, Kamza Basket 4 pikë, Elbasani 4 pikë, Skënderbeu 2 pikë, Flamurtari 2 pikë, Apolonia 2 pikë.