Janë luajtur takimet e raundit të 27-të të sezonit të rregullt të Euroleague, ku gradualisht po përvijohen 8 ekipet më të mira, që do të shkojnë në çerekfinalet e play off-it.
Në krye të renditjes qëndron Barcelona, që mundi 85-77 grekët e Panathinaikos në Athinë.
Me hapin e spanjollëve është edhe skuadra ruse e CSKA Moskë, që mundi 84-80 Maccabin në Izrael.
Zhgënjen këtë javë skuadra italiane e Armani Milano, që u mund në fushën e saj 100-92 nga turqit e Fenerbahce. Ndërsa spanjollët e Real Madrid u mposhtën në sekondat e fundit 78-77 në Moskë nga skuadra e Khimki.
Euroleague – Raundi i 27-të
Zenit st.Peterburg – Alba Berlin, 87-71
Khimki Moskë – Real Madrid, 78-77
Anadolu Efes – Valencia Basket, 99-83
Zalgiris Kaunas – Villeurbanne, 85-75
Panathinaikos – Barcelona, 77-85
Maccabi Tel Aviv – CSKA Moskë, 80-84
Crvena Zvezda – Bayern Mynih, 76-78
Baskonia Gasteiz – Olympiacos, 91-66
Armani Milano – Fenerbahce, 92-100