Ylli i Los Angeles Lakers, LeBron James e ka nxjerrë në shitje rezidencën e tij prej 15 milionë funteve në California.
LeBron James është gati të ndahet me rezidencën e tij pas gjashtë viteve që e kishte blerë, raporton “TMZ”.
Prona e Brentwood është vetëm një nga tri shtëpitë në pronësi të James në Los Angeles.
Ylli i LA Lakers i cili është lojtari më i pasur në NBA me kontratë prej 110 milionë për katër vite, e bleu rezidencën për pak më shumë se 15 milionë funteve në vitin 2015 gjatë kohës sa ishte pjesë e Cleveland Cavaliers.
Ajo është ndërtuar në vitin 2011 pasi ishte projektuar nga arkitekti i shquar Ken Ungar.
Ajo ka një sipërfaqe të madhe 9.350 metra katrorë dhe përfshin gjashtë dhoma gjumi.
Banorët gjithashtu kanë në dispozicion shumë banjo si dhe ajo ka një pishinë të madhe.
Rezidenca ka edhe një kinema shtëpiake, perfekte për të parë ndeshjet e NBA.