Trepça nga Mitrovica pas një mijë e një telashe, gradualisht po e gjen qetësinë dhe po futet në binarë të rezultateve në elitën e basketbollit të Kosovës.
Mitrovicasit janë përforcuar me basketbollistin kroat Dino Butorac.
“Basketbollisti kroat Dino Butorac bashkohet në rrugëtimin tonë gjelbërt e zi. Trepça nA Bashkon”, njofton KB Trepça.
Pas 21 jave Trepça është në vend të gjashtë me 29 pikë, një bilanc i palakmueshëm.