Basketbollisti Lis Shoshi e bën Pejën super ekip dhe që besa edhe favoritë për titullin e kampionit. Shoshi është prej basketbollistëve më të mirë në Kosovë.
“Qershia mbi torte për këtë sezon, rikthimi i Lis Shoshit nga lëndimi dhe bashkangjitja e tij me ekipin për qëllimin që të jemi më të mirët.
Lisi nuk ka nevojë për prezantim sepse sukseset e tij që në moshë të re dëshmojnë cilësitë e lojtarit.
Jemi të lumtur ta kemi përsëri në shtëpi!”, shkruan në faqen e KB Peja. Rikthimi i Lis Shoshit, Peja është kërcënim për ekipet tjera në luftë për titullin e kampionit.