Istogu ka mundur New Basket me shifrat 91:108 (15:21, 28:26, 20:20, 28:41), në kuadër të javës së 13-të në Ligën e Parë
Istogasit kanë 11 fitore dhe 2 humbje, kurse prizrenasit 7 fitore dhe 6 humbje.
Pas javës së 13-të Istogu merr përkohësisht kreun e tabelës me 24 pikë dhe ka një pikë e një ndeshje më shumë se RC Cola Drita dhe New Basket është i pesti me 20 sosh.
Istogu ka arritur fitore shumë të rëndësishme, me synime që të ngjitet në elitën e basketbollit të Kosovës.