Bashkimi ka prezantuar trajnerin e ri pas shkakrimit të Illmen Bajra.
Franko Sterle do të jetë kryetrajneri i ri i KB Bashkimit.
Ai do ta udhëheq skuadrën nga Prizreni për pjesën e mbetur të kampionatit.
Sterle vjen nga skuadra që aktualisht kryeson në kampionatin kroat, Zadar, tek e cila është angazhuar si ndihmëstrajner që nga viti 2014.
Ai te kjo skuadër së fundi ishte ndihmësi i kryetrajnerit Veljko Mršić, i cili po ashtu është edhe përzgjedhësi i reprezentacionit A të Kroacisë.